Krzysztof Piatek mund të bëjë debutimin e tij te AC Milani nesër (e shtunë) në mbrëmje.
Sulmuesi i ri i gjigantit italian pritet të debutojë në takimin e skuadrës së Gennaro Gattusos kundër Napolit për shkak se është përfshirë në skuadrën në dispozicion për këtë ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
Paitek finalizoi transferimin e tij nga Genoa të mërkurën për 35 milionë euro, plus bonuset.
Reprezentuesi holandez është përfshirë menjëherë në skuadër për ndeshjen kundër Napolit, por Patrick Cutrone pritet të jetë titullar.
Pepe Reina nuk është përfshirë, ndërkohë që Cristian Zapata, Lucas Biglia, Jack Bonaventura dhe Mattia Caldara janë të lënduar.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:30./arbresh.info/
Skuadra e Milanit për ndeshjen kundër Napolit: A Donnarumma, G Donnarumma, Plizzari; Abate, Calabria, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli; Bakayoko, Bertolacci, Kessie, Mauri, Montolivo, Paquetà; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Piatek, Suso
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...