Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang raportohet se do të refuzoj ofertat nga klubet në Premierë Ligë duke u bërë emri i fundit i madh që kalon në Lindje të Largët.
Reprezentuesi gabonez është njëri nga lojtarët më të kërkuar në botë pas një tjetër sezoni të shkëlqyer te Dortmundi duke shënuar 38 gola brenda 41 paraqitjeve, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Supergoli nga ylli kosovar në Ligë të Kampionëve (VIDEO)
Liverpooli, Manchester City dhe Chelsea janë të gjithë të interesuar, por sipas një raporti nga gazeta gjermane ‘SportBild’, 28-vjeçari ka zgjedhur transferimin te Super Liga e Kinës.
Tianjin Quanjan është favorit për të siguruar nënshkrimin e tij pas ofertës që thuhet se kalon shifrën prej 63 milionë funta, e cila pretendohet se do të detyrojë skuadrën gjermane të shes superyllin e tyre.
Alexandre Pato dhe Axel Witsel tashmë janë pjesë e skuadrës së Tianjin Quanjianit./arbresh.info
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...