Sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek ka gjetur portën te Polonia në fitoren e tyre kundër Austrisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Piatek vazhdoi sezonin e tij të jashtëzakonshëm duke realizuar një gol vendimtar për vendin e tij mbrëmjen e sotme (e enjte), transmeton portali arbresh.info.
Portieri Heinz Lindner arriti të largoj goditjen nga Tomasz Kedziora, por Piatek reagoi me shpejtësi duke futur topin në rrjetë.
Ai ishte inkuadruar në fushë vetëm 10 minuta para këtij goli duke zëvendësuar sulmuesin qendror të Napolit, Arkadiusz Milik.
Pra, Piatek tani ka realizuar dy gola brenda vetëm tri paraqitjeve te kombëtarja e tij.
Deri tani këtë sezon, Piatel ka gjetur rrjetën 27 herë te AC Milani brenda 31 ndeshjeve kompetitive./arbresh.info/
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro