Heroi i ri te AC Milani, Krzystof Piatek ka zbuluar se ka ardhur i përgatitur te “Rossonerët” për të gjitha sfidat nga të gjitha perspektivat.
Polaku ka qenë në formë të shkëlqyer qysh pas arritjes në klub nga Genoa në muajin janar për një tarifë prej 35 milionë euro, transmeton portali arbresh.info. Qysh pas transferimit, Piatek ka shënuar gjashtë herë brenda vetëm pesë paraqitjeve në Milan.
Piatek ka folur së fundmi për Przeglad Sportowy dhe ka zbuluar se është i gatshëm për çdo sfidë që vjen te “Rossonerët”.
“Shpresoj që Milani do të kthehet dhe do më falënderojë. Paqueta e di se si unë e dua topin, ai ka aftësi të shkëlqyera teknike. Unë jam i gatshëm për të gjitha sfidat nga çdo pikëpamje: fizike, mendore, teknike”
“Unë mund ta kisha bërë këtë edhe më parë, por preferoja të qëndroj për një vit më vonë dhe sigurisht se nuk pendohem për këtë”
Dy golat te Milani kundër Atalantas i siguruan atyre rikthimin nga disavantazhi prej 1 me 0 duke fituar në fund takimin për 3 me 1 dhe duke siguruar pozitën e tyre në top katërshe./arbresh.info/
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...