Sulmuesi i ri i AC Milanit, Krzysztof Piatek e ka pranuar se ka pritur që debutimi te “Rossonerët” të jetë i paharrueshëm pas ndikimit të menjëhershëm kundër Napolit.
Sulmuesi polak shënoi dy gola spektakolare për t’i ndihmuar Milanit të shkojë tutje në gjysmëfinale të Kupës së Italisë me një fitore 2 me 0 kundër Napolit mbrëmjen e së martës, transmeton portali arbresh.info.
Piatek dukej i rehatshëm pavarësisht se iu bashkua “Rossonerëve” javën e kaluar dhe ka deklaruar se ka ende shumë gjëra që do të vijnë.
“E kam pritur një mbrëmje si kjo”, ka thënë Piatek për faqen zyrtare të klubit pas ndeshjes. “E thash se unë isha i gatshëm dhe shënova dy herë. Është vetëm fillimi”
“Dy golat ishin të mrekullueshme por ndryshe. Para ndeshjes kam folur me Diego Laxalt dhe Fabio Borinin dhe i kam kërkuar atyre disa topa të gjatë sepse i preferoj ata”
“E kisha Koulibalyn para meje në golin e dytë por gjërat shkuan mirë. Sot ishte e një mbrëmje e mrekullueshme, por tashmë unë jam duke menduar për Roman”
Pavarësisht këtij debutimi të paharrueshëm, Piatek hodhi poshtë sugjerimet se tashmë është bërë një yll i Milanit.
“Do të shohim”, deklaroi ai. “Unë vetëm dua të shënojë gola. Ashtu siç e kam thënë, ndihem mirë dhe jam i gatshëm”
“Shpresojë që kundër Romas të bëjë vetëm edhe më mirë Dua të shënojë me ndihmën e bashkëlojtarëve të mi”./arbresh.info/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...