Philippe Coutinho do të jetë futbollisti më i ri i Bayernit.
Ylli brazilian ka arritur marrëveshjen me klubin gjerman për huazimin një vjeçar në Allianz Arena.
Pas Barcelonës ka qenë edhe gjiganti gjerman Bayern Munich që ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me gjigantët katalunas.
“Unë mund të konfirmoj se së bashku me Hasan Salihamidzic kemi qenë të mërkurën në Barcelonë ku kemi arritur marrëveshje me Barcelonën dhe Philippe Coutinhon”.
“E kemi përcjell për një kohë të gjatë Coutinhon dhe tani ai do të jetë futbollist i yni si huazim”, ka thënë Karl Heinz Rummenigge.
Bayerni do ta ketë edhe të drejtën e blerjes së lojtarit, por kjo shumë ende nuk është bërë publike nga asnjëra skuadër.
Vdekja e Ali Khameneit, Irani shpall 40 ditë zie
Sulmuan fizikisht një kosovar në Leposaviq, arrestohen dy sh...
Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i ...
Vrasje në tentativë në Gjilan, 7 persona përfshihen në përle...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të: Ballkani pr...
Temperaturat deri në 20 gradë në Shqipëri