Ish-mesfushori i Arsenal FC, Emmanuel Petit, ka reaguar ndaj etiketimit të skuadrës londineze për shkak të golave të shumta të shënuar nga ndërprerjet këtë sezon.
“Gjithmonë përpiqen të gjejnë diçka negative, kurrë nuk e shohin anën pozitive. Është gjithmonë e njëjta histori”, deklaroi Petit për “talkSPORT”.
Arsenali aktualisht kryeson tabelën e Premier League me pesë pikë epërsi, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e golave kanë ardhur nga situatat standarde.
Sipas Petit, edhe kur “Topçinjtë” fitojnë, fokusi mbetet te mënyra e shënimit dhe jo te rëndësia e tre pikëve.
“Edhe kur Arsenali fiton, flitet vetëm për ndërprerjet. Në rregull, por a nuk është e rëndësishme të fitosh tre pikët? Askush nuk thotë diçka pozitive, është shumë e rrallë”, u shpreh ai.
Francezi shtoi se mediat shpesh e paraqesin suksesin e Arsenalit në mënyrë negative.
“Lexova gazetën këtë mëngjes dhe gjithçka ishte disi negative. Por në fund të ditës janë tre pikë. Mjafton ta thuash këtë”, përfundoi Petit.
Rritet çmimi i derivateve në Kosovë
Shqipëria paralajmëron qytetarët t’i shmangin udhëtimet drej...
Zemaj: LDK ka shumë emra meritorë për president, për Vjosa O...
Izraeli sulmon televizionin shtetëror në Teheran
Çuni i LDK-së: Se a e meriton Vjosa Osmani edhe një mandat d...
Haxhiu falënderon Finlandën për mbështetjen në shtetndërtim