Më parë ishte lojtar i suksesshëm i Interit, Real Madridit dhe Milanit, Clarence Seedorf, por duket se nuk po i shkon për dore puna e trajnerit.
Holandezi u shkarkua si përzgjedhës i ekipit kombëtar kamerunas, njofton Federata e Futbollit të Kamerunit.
Holandezi është zëvendësuar sepse Kameruni, si kampion në fuqi i Kupës së Kombeve të Afrikës, u eliminua në 1/8 e finales kundër Nigerisë duke pësuar humbje me rezultat 3:2.
Edhe përpara turneut në Egjipt, Seedorf u godit nga publiku në Kamerun, për shkak të rezultateve në kualifikimet dhe mungesën e lojtarëve individualë.
Së bashku me të, gjithashtu u largua edhe ndihmësi Patrick Kluivert, një ish-shok i kombëtares holandeze.
Ndryshe, 43-vjeçari udhëhoqi për një vit e gjysmë kamerunasit derisa brenda pesë vjetëve karriere si trajner është shkarkuar edhe nga Milani, Shenzhen dhe Deportivo nga La Coruna.
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja
Kurti kujton Masakrën në Tregun e Mitrovicës: Krimet e Serbi...
S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sër...
Abdixhiku: Ftesës së Kurtit do t’i përgjigjem pozitivisht në...