Pesë skuadra të Bundesligës pas Aliovskit

23:50 | 14 Qershor 2017

Schalke 04, Hertha Berlin, Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt, por edhe Stuttgart kërkojnë sulmuesin i cili luan për Maqedoninë.

Sulmuesi shqiptar, Ezgjan Aliosvki ka shkëlqyer për Luganon sezonin e fundit, duke e kualifikuar për Ligën e Evropës, derisa kishte statistika të jashtëzakonshme me gola e asistime.

Tani në drejtim të shqiptarit kanë ardhur oferta nga Gjermania, Anglia dhe Italia dhe për një skuadër mesatare është e çuditshme që të ketë kaq shumë oferta në tavolinë, përcjell albinfo.

Schalke, Hertha Berlin, Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt, por edhe Stuttgart kërkojnë sulmuesin i cili luan për Maqedoninë.

Por, ai po kërkohet edhe nga ish-kampionët e Anglisë, Leicester, por edhe Lazio në Itali.

Lajmet më të lexuara