Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar mendon se “pesë muaj kanë qenë si pesë vite” te klubi francez dhe sipas raporteve në Brazil tani janë edhe pesë arsye pse ai dëshiron të largohet nga klubi.
Siç raporton ‘UOL Esporte’, futbollisti më i shtrenjtë në botë është i pakënaqur me disa tipare të caktuara në Liga 1, transmeton portali arbresh.info. Njëri nga prej tyre është se Neymar është faulluar më shumë në kampionatin francez në krahasim me La Liga.
Raportet në Brazil pretendojnë se Neymar mendon që “pesë muaj kanë qenë si pesë vite” në Francë dhe kjo sigurisht shpjegon pse lojtari është duke shkuar drejtë krizës në mes të jetës së tij.

Neymar aktualisht është i lënduar dhe është duke qëndruar jashtë fushës qysh pas ndeshjes kundër Marseilles muajin e kaluar derisa vazhdon të luftoj për të qenë i gatshëm për Kampionatin Botëror.
Ai mungoi në takimin e dytë ku Real Madridi eliminoi PSG-në që sërish dështoi për të pasur progres tutje në Ligë të Kampionëve, gjë që ngjalli raporte të reja që Neymar dëshiron të largohet nga klubi./arbresh.info/
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...
I tha ‘jo’ Trumpit, Macron shpjegon pse Franca refuzoi të ve...
Tërnava: Bashkësitë fetare në Kosovë kanë pasur lirinë e plo...