Përzgjedhësi i Sllovenisë Matjaz Kek e ka uruar Kosovën për fitoren dhe kualifikimin në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.
Kosova e dominoi Slloveninë për të shënuar fitore 0-2, sfidë që ishin më të mirë nga fillimi i ndeshjes.
Plotësisht me rezultatin është pajtuar edhe Kek, që vlerësoi lartë Kosovën për paraqitjen e bërë.
“Së pari, ta urojmë kundërshtarin tonë Kosovën, e merituan plotësisht fitoren. Bëmë disa gabime, karton të kuq e pastaj autogol, por ata ishin më të shpejtë, fituan topat e dytë dhe nuk po futeshim në lojë”.
“E ndryshuam formacionin, pastaj kur ke papërgjegjësi, luan jo mirë në këtë nivel duhet ta paguash. Me vetëm 10 lojtarë luajtëm me guxim, por duhet ndoshta të bënim kështu nga fillimi”.
“Nëse e dominuam këtë ndeshje në Prishtinë para një muaji, atëherë sot na dominuan. Të gjithë topat ishin nga ata. Fituan edhe na rrahën, në aspektin sportiv. Absolutisht na dominuan edhe në tribuna të stadiumit”, deklaroi ai, raporton Telegrafi.
Kujtojmë, Kosova rikthehet në “aksion” të martën e ardhshme përballë Zvicrës në “Fadil Vokrri”.
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës