Përzgjedhësi i Rusisë, ironizon Ronaldon

23:28 | 17 Qershor 2021

Rusia është duke korrur sukses në kampionatin Evropian “Euro 2020”, pasiqë gjenden në vendin e dyte ne Grupin B.

Në konferenë për shtyp përzgjedhësi Stanislav Cherchesov ka bërë një veprim shumë interesante.

Veprimin e tij, mediat botërore e kanë konsideruar si veprim i qëllimshëm si kundërpergjigje e yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

57-vjeçari është paraqitur në konferencë për t’i përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe gjatë konferencës sjellja e tij u bë shumë virale brenda pak minutash.

Dukej se ishte i etur dhe pasi që pa një shishë të Coca-Colës para tij, nuk hezitoi dhe e hapi shishen.

Kujtojmë se në një konferencë për shtyp, portugezi ka larguar dy shishe të Coca-Colës para se të fillonte konferenca dhe duke thënë:” pini ujë njerëz”.

Ky gjest nga Ronaldo i ka bërë dëme firmës së njohur të pijes Coca-colam duke i humb katër miliardë dollarë.

Një gjë është e ditur, që Coca-cola është njëra ndër sponsorët kryesorë të Kampionatit Evropian “Euro 2020”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara