Ish lojtari i Arsenalit, Charlie Nicholas beson se klubi duhet të heq dorë nga lojtarët si Mesut Ozil, Shkodran Mustafi dhe Laurent Koscielny.
Emery ka shijuar një fillim të mirë në Emirates, por rezultat së fundmi kanë bërë që ata të jenë në nivel të njëjtë me pikë me Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Arsenalit dëshiron të përforcojë skuadrën këtë muaj, por pranon se klubi nuk është në gjendje të transferojë ndonjë lojtar në formë të përhershme.
57-vjeçari nuk sheh ndonjë shans që ish klubi i tij të përfundojë në top katërshe këtë sezon në Premierë Ligë si pasojë e dobësive dhe probleme të mëdha të skuadrës në aspektin defanziv.
“E pranojë se Arsenali nuk do të jetë në top katërshe, por problemet defanzive janë aty. Shkodran Mustafi duhet të shitet dhe Laurent Koscielny duhet të lirohet. Mendoj se ata duhet të heq dorë edhe nga Ozili”, ka thënë Nicholas.
“Janë njerëzit që drejtojnë klubin të cilët i kanë dhënë atij atë pagë, por më duket e pakuptimtë për të lejuar largimin e Aaron Ramseyt dhe Jack Wilsheres. Shpresojë që Juventusi të sigurojë menjëherë shërbimet e Ramseyt dhe Arsenali të fitojë disa para. Ozil nuk përshtatet në planet e Emerys, prandaj ju duhet të thërrisni agjentin e tij dhe të shikoni për të se ku mund të shkojë diku tjetër”, shtoi ai.
“Topçinjtë” do të përballen pasditen e sotme (e shtunë) me Chelsean duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...