Drita e Gjilanit në këtë edicion synon që ta sigurojë një vend që do ta mbante në rangun elitë edhe për edicionin e ardhshëm, përcjellë Arbresh.info.
Drita pas xhiros së 25-të ndodhet e dhjeta me 22 pikë të grumbulluara.
Sulmuesi i kësaj skuadre, Përparim Livoreka, beson se skuadra e tij do të mbijetojë. “Mendoj se Drita do të mbijetojë dhe gjasat janë të mëdha sepse kemi ekip i organizuar me futbollistë cilësor dhe mbi të gjitha jemi skuadër që më së paku meriton të largohet”, ka thënë Përparim Livoreka për Arbresh.info.
Tutje, ‘Livo’ e komentoi edhe formën personale. “Më kanë penguar disa lëndime të vogla përndryshe do të ishte dhe më mirë. Nuk jam i kënaqur me atë që kam dhënë pasi që mundem shumë më shumë”, tha ish-futbollisti i Feronieklit, Përparim Livoreka. /Arbresh.info
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot