Google ADS

Përleshje në ndeshjen Lakers – Bucks, përjashtohen tri lojtarë (Video)

14:55 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Los Angeles Lakers dhe Milwaukee Bucks kishin një ndeshje shumë të tensionuar mbrëmjen e të premtës.

Dy ekipet e pjesës së poshtme të tabelave në konferencat e tyre u përballën në një duel ku Bucks hynë si favoritë absolut.

Me epërsinë në 10 pikë për Bucks, ishte Nick Young ai që në një moment u përplas me një lojtar të Bucks duke e shtyrë atë.

Menjëherë reagoi Greg Monroe i Bucks duke goditur Nick Youngun, para se D’Angelo Rusell të hynte në ndihmë të bashklojtarit, për t’u goditur sërish nga Monroe.

Të tre lojtarët u përjashtuan nga loja prej gjyqtarëve dhe takimi vazhdoi normalisht deri në fund ku Bucks shënuan fitore.

Bucks e fituan takimin me 4 pikë epërsi.

https://www.facebook.com/bleacherreport/videos/10154904766956006/

Shpërndaje në rrjete sociale