Victor Osimhen do të jetë në Stamboll gjatë ditës së sotme për t’u bashkuar gjigantit turk, Galatasaray, në formë të përhershme.
Sipas Fabrizio Romano, të gjitha dokumentet janë firmosur dhe marrëveshja është përfunduar, shkruan Arbresh.info.
Napoli do të përfitojë 40 milionë euro menjëherë dhe edhe 35 milionë euro të tjera në vitin 2026, përveç një përqindjeje nga shitja e ardhshme të sulmuesit nigerian.
Osimhen pritet të mbërrijë në Turqi, gjatë orëve të ardhshme dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të enjten.
Transferimi është praktikisht i mbyllur, mungon vetëm prezantimi zyrtar nga klubi turk.
Sulmuesi nigerian ka luajtur si futbollist sezonin e kaluar tek Gallata, ku ka shkëlqyer me 37 gola dhe tetë asistime në 41 ndeshje.
Osimhen ka pasur edhe oferta nga klube tjera të mëdha evropiane, por që ka zgjedhur skuadrën nga Stambolli si destinacionin e tij./Arbresh.info
Spektakël pas pjesës së parë në Camp Nou, pesë gola të shënu...
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në...
Spiropali: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i...