Mo Salah nuk ka pasur fillimin më të mirë të mundshëm të sezonit të ri.
Egjiptiani ka nxitur reagimet e shumë ekspertëve të futbollit. Disa madje mendojnë se forma e tij ishte vetëm “sezonale” dhe aq do të mbetet.
Salah realizoi 44 gola për Liverpool në të gjitha kompeticionet, sezonin e kaluar.
Këtë sezon ai nuk ka qenë aq konkretizues. Ai ka arritur të shënoj vetëm 3 herë në 11 ndeshje.
Robbie Fowler, legjenda e Liverpool, mendon se lojtari do të rikthehet në nivelet ku ishte sezonin e kaluar.
“Nuk them se është duke pasur një sezon të dobët. Ai është ende një lojtar i mirë. Por, krahasuar me çfarë ka bërë sezonin e kaluar… ajo është e pabesueshme” ka thënë Fowler për “Sky Sports”.
“Mendoj se do të vazhdojë të shënoj shumë gola. Nuk jam i sigurt nëse do të realizoj numrin e golave që bëri vitin e kaluar, mirëpo ai do të shënoj” ka vazhduar legjenda e klubit.
Edhe pse Liverpool pati startin më të mirë që mbahet mend, e njëjta nuk ishte edhe për sulmuesin egjiptian
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?