
MADRID, SPAIN - OCTOBER 1: Lucas Vazquez of Real Madrid during the UEFA Champions League match between Real Madrid v Club Brugge at the Santiago Bernabeu on October 1, 2019 in Madrid Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)
Sezoni për Lucas Vazquez ka përfunduar, teksa Real Madrid mundi Barcelonën në “El Clasico” të shtunën në mbrëmje.
Vazquez përfshi në një përplasje me Sergio Busquets, me mesfushorin e Barcelonës ndërhyri vonë, çka i shkaktoi dëmtim yllit të Realit i cili u desh ta lironte fushën.
“Pas provave të kryera sot në Lucas Vazquez nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me një ndrydhje në ligamentin e gjurit të tij të majtë” thuhej në deklaratën e Real Madridit.
Klubi nuk vendosi ndonjë afat kohor në deklaratën e tyre, por Lucas do të jetë jashtë për atëpjesën e mbetur të sezonit 2020/21.
Me vetëm shtatë ndeshje LaLiga Santander të mbetura për të luajtur dhe çerekfinalet e Champions League tashmë në gjysmë të rrugës për të përfunduar, një kthim në fushë këtë sezon për Vazquez është shumë vështirë të ndodh. /Gazeta Express/
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...