Ka përfunduar xhiro e 82 në elitën e basketbollit amerikan NBA, xhiro që ishte e fundit për sezonin e rregullt.
Kësisoj 12 skuadra kanë siguruar tanimë plasmanin në Play Off, derisa katër të tjera një gjë të tillë po e lypin nga Play In.
Në Konferencën e Perëndimit, Phoenix Suns e ka mbyllur në vendin e parë me bilanc 64-18, derisa Memphis Grizzlies është e dyta me 56 fitore e 26 disfata.
Play Off-in e kanë siguruar edhe Golden State Warriors, Dallas Mavericks, Utah Jazz e Denver Nuggets, derisa në Play In kanë mbetur Minnesota Timberwolves, Los Angeles Clippers, New Orleans Pelicans e San Antonio Spurs.
Në Konferencën e Lindjes në pozitën e parë ka përfunduar Miami Heat me bilanc prej 53 fitoreve e 29 disfatave, derisa e dyta është Boston Celtics.
Një vend në Play Off e kanë zënë edhe Milwaukee Bucks, Philadelphia 76ers, Toronto Raptors e Chicago Bulls, derisa për dy vende të tjera në Play In luftojnë Cleveland Cavaliers, Brooklyn Nets, Atlanta Hawks e Charlotte Hornets. /Telegrafi/
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...
Sulmohet me thikë një person në Kamenicë, arrestohet i dyshu...