Ëndrra e kampionit në Premierë Ligë, Leicester Cityt në UEFA Ligë të Kampionëve ka përfunduar.
Gjiganti spanjoll Atletico Madridi ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të këtij kompeticioni evropian me rezultat të përgjithshëm 1 me 2, shkruan portali arbresh.info.
Ndeshja kthyese e zhvilluar në stadiumin ‘King Power’ përfundoi baras 1 me 1. Saul Niguez shënoi me kokë në minutën e 26′ të ndeshjes pas asistimit nga Filippe Luis, por rezultati i barazua nga sulmuesi Jamie Vardy në minutën e 61′ të ndeshjes.
Sidoqoftë, goli nga reprezentuesi i Anglisë nuk ishte i mjaftueshëm për skuadrën e Craig Shakespeares.
Klubi i Diego Simeones vazhdon të mbetet i pamposhtur në dhjetë ndeshje gjatë të gjitha kompetcioneve./arbresh.info
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...