Google ADS

Përfundojnë gjashtë ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve

22:54 | 7 Dhjetor 2021
.

Tashmë kanë përfunduar tetë ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë ta fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Dy ndeshje, janë zhvilluar në ora 18:45.

Lexo edhe:

PSG përbindësh në sytë e Club Brugge, shënon përsëri Messi

Ndërsa gjashtë ndeshjet tjera, janë zhvilluara nga ora 21:00.

Në grupin B, Liverpooli ka shënuar fitore minimale ndaj AC Milanit me rezultat 1-2.

Lexo edhe:

Përfundojnë pjesët e para në gjashtë ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Kurse FC Porto ka pësuar humbje nga Atletico Madrid me rezultat 1-3.

Pas këtyre ndeshjeve, Liverpooli mbetet lider i grupit B me 18 pikë, Atletico në pozitën e dytë me 7 pikë, FC Porto në pozitën e tretë me 5 pikë dhe AC Milani në pozitën e katër me katër pikë.

Lexo edhe:

Griezmann zhbllokon ndeshjen, Atletico Madrid në epërsi ndaj Portos

Ajaxi ka shënuar fitore bindëse ndaj Sporting CP me rerzultat 4-2.

Gjithashtu edhe Borussia Dortmund ka mposhtur bindshëm Besiktasin me rezultat 5-0.

Andaj, pas këtyre dy ndeshjeve, në grupin C, Ajaxi mbetet lider i tabelës, ku deri me tani kanë arritur t;i grumbullojnë gjithsej 18 pikë.

Sporting CP në pozitën e dytë me 9 pikë  i shoqëruar nga Borussia Dortmund të cilët i kanë pikët e njëjta, 9 pikë, ndërsa në pozitën e fundit gjendet Besiktasi me asnjë pikë.,

Real Madrid ka shënuar fitore minimale ndaj Interi me rezultat 2-0.

Lexo edhe:

Real Madrid në epërsi ndaj Interit, shënon Toni Kroos

Kurse FC Sheriff ka pësuar humbje ndaj Shakhtar Donetskt me rezultat minimal, 1-0.

Pas këtyre dy ndeshje, në grupin D, Madrilenët mbesin lider të tabelës më plotë 15 pikë.

Ndërsa Interi gjendet në pozitën e dytë me 10 pikë, Shakhtar Donetsk në pozitën e tretë me 7 pikë dhe FC Sheriff në pozitën e fundit me 2 pikë.

Nata e nesërme gjithashtu do të na shoqërojë me tetë ndeshje të tjera në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Arbresh.info ju sjellë listën dhe orarin e ndeshjeve të nesërme. /arbresh.info/

Lista e ndeshjeve: