Manchester United ka pasur një kontakt me Barcelonën në lidhje me blerjen e mbrojtësit të kombëtares së Kolumbisë, Yerry Mina, sipas asaj që bën të ditur gazetari Tancredi Palmeri.
“Don Balon” ka shkruar se Barcelona ka kërkuar 25 milionë euro për futbollistin që la një përshtypje shumë të mirë në “Rusi 2018”, ku shënoi tre gola dhe e ndihmoi skuadrën e tij të futet mes 16 më të mirave.
Gjithsesi, paraqitjet e tij me Barcelonën në sezonin e kaluar nuk ishte në lartësinë e duhur dhe tifozët katalanas asnjëherë nuk panë aftësitë e mbrojtësit të ardhur nga Palmerias, që nuk ka një vend në formacionin e Ernesto Valverde.
Në të njëjtën kohë, Manchester United dhe trajneri Jose Mourinho kanë një nevojë të domosdoshme për një qendërmbrojtës.
BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori pë...
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: Nuk pati ku...
Haxhiu flet për kalimet politike nga LVV drejt LDK-së
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet