Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet S.D., në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Laboratori ‘25”.
Sipas njoftimit të prokurorisë, i dyshuari është paraqitur vullnetarisht gjatë ditës së sotme në Policinë e Kosovës në Prishtinë, ku më pas është intervistuar nga autoritetet kompetente.
Pas ndërmarrjes së veprimeve procedurale, prokurori special ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij nën dyshimin për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.
Rasti “Laboratori ‘25” lidhet me një laborator të sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, ku sipas hetimeve dyshohet se janë prodhuar dokumente për mbi 50 shtete të ndryshme të botës. Në aksionet e mëhershme, policia kishte sekuestruar aparatura dhe materiale të ndryshme që përdoreshin për falsifikimin e pasaportave, patentë-shoferëve dhe dokumenteve të tjera zyrtare.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se hetimet janë ende në zhvillim dhe se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojnë të ndërmerren veprime të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.
PSG-ja përgatitet për befasinë e madhe të verës, nis kontakt...
“Ku je z.kryetar, a je gjallë”, Vjosa Osmani takohet me Fato...
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...
Zhvillime të reja në rastin “Laboratori ‘25”, ndalohet një p...