Arne Slot me shumë gjasa do të jetë trajneri i ri i Liverpool, i cili do të zëvendësojë në stol Jurgen Klopp.
Ky i fundit do të largohet në fund të sezonit dhe në këto kushte hapet rruga për trajnerin aktual të Feyenoord.
45-vjeçari ka four së fundmi për të ardhmen e tij. Në deklaratën e dhënë holandezi ka theksuar se e ka marrë tashmë vendimin për të ardhmes e tij dhe lë të kuptohet se do të drejtojë “The Reds” në sezonin e ri.
“Jam dakord që dukej kështu. Ata presin që unë të largohem. Kjo është diçka që mund të themi. Ndonjëherë në jetë vijnë mundësitë. Unë e kam bërë zgjedhjen për veten time dhe në ditët apo javët në vijim do të dëgjoni njoftimin zyrtar. Vitin e kaluar bëra zgjedhjen për të qëndruar, këtë herë ndoshta ndryshe”, ka përfunduar Slot.
Kujtojmë se këtë sezon me Feyenoord pas 32 ndeshjesh kanë siguruar 78 pikë në vendin e dytë, 9 pikë më pak se PSV që u shpall kampione.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...