Përfaqësueset që deri më tani kanë siguruar kualifikimin për Kupën e Botës

10:38 | 12 Tetor 2021

Është duke vazhduar faza e kualifikimeve për në Kupën e Botës, e cila përmbyllet në muajin e ardhshëm.

Amerika e Jugut, Azia, Evropa, Afrika dhe Oqeania po luajnë kualifikueset, me ekipet që kërkojnë biletë për Katar.

Deri më tani, janë vetëm dy kombëtare që kanë realizuar qëllimin e tyre, me njërën që e ka të siguruar automatikisht.

Pra, Katari si nikoqir i kampionatit është një nga përfaqësueset që ka siguruar pjesëmarrjen automatikisht, kurse tjetra është Gjermania, që mbrëmë shpartalloi Maqedoninë me rezultat 4-0.

Anglia është në rrugë të mirë për të bërë të njëjtën gjë dhe mund ta sigurojë në këtë muaj.

Në total, 32 skuadra duhet të konfirmohen për Kupën e Botës. Brazili e Argjentina kanë gjasat e mëdha që të jenë aty.

Mbetet të shihet se cilat janë të gjitha skuadrat që do të luajnë në Katar, në kampionatin që mbahet në fund të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara