“Team Vitality” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në botën e CS2, duke triumfuar në Major i cili po mbahet në Budapest ku mposhten në finale “FaZe Clan” (3:1) me mapa.
“FaZe Clan” e cila mbrëmë eliminoi NaVi-n e yllit kosovar “Makazzes” e nisi mbarë finalen duke e fituar mapin e parë “De Nuke” me rezultat 13-6, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo pas këtij mapi, gjithçka ndryshoi dhe “Team Vitality” mori cdo gjë në kontroll. Fillimisht ata barazuan rezultatin në mapa (1:1), ku demoluan ekipin e “Karriganit” me rezultat 13-3 në “Dust 2”.
Lojë të jashtëzakonshme ata bën edhe në “De Infermo”, map të zgjedhur nga “Faze”, ku triumfuan 13-9 për të marrë epërsinë në finalen e madhe.
Derisa në mapin e katërt “Overpass”, “Vitality” demoloi “Fazen” me rezultat (13:2), për t’u shpallur kampion.

Ky ishte Majori i dytë me radhë që “Vitality” e fiton pas atij të Austinit i cili u luajt në qershor.
Ndërsa, FaZe shënon një rekord negativ ku ka marrë pjesë në tri nga katër finalet e Majorit në CS2 , dhe ka humbur që të trija./Arbresh.info
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...