Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë ka mundësi të vazhdojë ta bëjë punën e trajnerit më gjatë seç kishte planifikuar.
Në të kaluarën, Guardiola, 49 vjeç, kishte thënë se do të pensionohej herët nga futbolli për t’u marrë me interesa të tjera.
“Më herët, mendoja se do të pensionohesha së shpejti. Tani po mendoj se do të pensionohem më i vjetër. Pra, s’e di”, tha Guardiola.
Trajneri spanjoll nënshkroi kontratë të re dyvjeçare me City në nëntor dhe i ka fituar gjashtë trofe të mëdhenj me të kaltrit e Mançesterit që prej se u emërua më 2016.
Para se ta merrte drejtimin e Manchester City, Guardiola i kaloi katër vjet si trajner i Barcelonës dhe tri në krye të Bayern Munich.
“Përvoja të ndihmon, veçanërisht sesi unë e jetoj profesionin tim”, shtoi ai.
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj