Manchester City ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e fundit të vitit me rezultat 2-0.
Pas ndeshjes trajneri Guardiola foli lidhur me ndeshjen dhe formën aktuale të skuadrës së tij, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se ndeshja ndaj Sheffieldit ishte e vështirë pasi kundërshtarët mbroheshin mirë në thellësi.
“Këto ndeshje kërkojnë durim pasi bëhet fjalë për kundërshtarë që mbrohen mirë dhe në thellësi. Duhej të ishim të qetë në fushë, ata nuk kishin ardhur për të ushtruar presion dhe kështu ne duhej të gjenim momentin e duhur për të gjetur hapësirat. Ia dolëm mirë, ishte një periudhë shumë e ngarkuar”, ka thënë fillimisht Guardiola.
Strategu spanjoll tha se për momentin Liverpooli është skuadër më e mirë për momentin në Premier League.
“Gara është e fortë, ne nuk jemi ende në krye dhe Liverpool është një skuadër më e mirë për momentin. Kemi pasur dëmtime dhe probleme, por jemi në lojë dhe kemi fituar shumë tituj në këtë vit”, potencoi ai.
Kujtojmë se City aktualisht është në vendin e dytë me 40 pikë./Arbresh.info/
Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër ...
Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrë...
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...