Real Madridi nuk u këndell nga humbja 0-3 ndaj Barcelonës, Los Blancos nuk arritën më shumë se një barazim 2-2 ndaj Celta Vigos.
Ndeshja vazhdon të komentohet mes tifozëve, por edhe në mediat spanjolle.
Kjo për faktin se penalltia e mbrojtur nga Keylor Navas ndaj Iago Aspas në minutën e 72-të, kur rezultati ishte 1-2 në të mirë të Los Blancos duhej të përsëritur.
Kjo sipas AS se portieri i Realit në momentin kur sulmuesi i Celtas gjuajti topin drejt portës ishte dukshëm larg vijës së portës, gjë që është e ndaluar me rregullat e futbollit.
Gjyqtari Jamie Latre ishte pak metra nga e gjitha kjo, por nuk vendosi ta përsërisë penalltinë dhe kjo është shndërruar në debat.
Pra, nuk ka dyshim që futbolli në Spanjë ka nevojë për VAR dhe gjyqtar profesional sa më shpejt.
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...