2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për serbin që sulmoi KFOR-in në veri

11:06 | 29 Prill 2026
E.K

Sllobodan Radenkoviq është dënuar me 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë, pasi është shpallur fajtor për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës në maj të vitit 2023.

Ai është gjetur fajtor për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje” dhe “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Vendimi është marrë nga gjykata, ndërsa dënimi është kumtuar nga gjykatësja Medie Bytyqi.

I akuzuari, e ka pranuar fajësinë për veprën për të cilën është gjykuar.