Atletico Madrid u mposht nga Real Madridi pas ekzekutimit të penalltive natën e mbrëshme në “Metropolitano”.
Penalltia e Julian Alvarez ishte “tragjike” për Atleticon, pasi futbollisti preku topin dy herë me këmbë në momentin e gjuajtjes, shkruan Arbresh.info.
Kjo penallti pastaj u komentua gjerë e gjatë derisa i erdhi puna edhe UEFA-s të reagoj.
Pas ndeshjes reagoi edhe vetë protagonisti Julian Alvarez.
“Është e dhembshme të eliminohesh pasi ke dhënë gjithçka në fushë dhe ka luftuar deri në minutën e fundit. Nuk u mundësua, por ky ekip tregoi karakter, përkushtim dhe zemër. Faleminderit tifozëve tanë që janë gjithmonë aty, brohorasin pa pushim dhe e bënin çdo lojë të veçantë”, shkroi Alvarez.
Për fund ai uroi klubin tjetër nga Madridi për kualifikimin.
“Tani është koha për të parë përpara dhe për t’u fokusuar në atë që do të ndodhë më pas. Urime Real Madridit për kualifikimin”, përfundon shkrimi i Alvarez.
Real Madridi do të luaj në çerekfinale ndaj Arsenalit./Arbresh.info
View this post on Instagram
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...