Peja triumfon në derbi, kualifikohet në gjysmëfinale
Peja ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 91:86 (23:17, 25:18, 18:20, 25:31), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll.
Ndeshjen më mirë e filluan vendasit, me një seri prej 6:1 dhe gjatë çerekut të parë ishin në epërsi konstante, duke e fituar këtë pjesë 23:17, ndërsa ishin të përkrahur maksimalisht edhe nga tifozët vendas, që krijuan atmosferë të jashtëzakonshme, që i ka munguar në dy vitet e fundit basketbollit kosovar, përcjell arbresh.info.
Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, që shkoi deri në 18 pikë, 46:28, ndërsa pjesa e parë përfundoi me shifrat 48:35.
Në mes pjesëve i janë dhënë çmimet MVP nga tifozët për Valbona Bytyqin, që e ka ndarë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe për Dardan Berishën, çmim që ia ndau Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.
Në periodën e tretë u zhvillua lojë më e barabartë, madje prishtinasit e filluan furishëm, duke afruar shifrat në 59:55, por pejanët sërish shkëputen, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 66:55. Verdhezinjtë sërish e nisën më mirë periodën e fundit, për tu shkëputur në 73:60, megjithatë bardhekaltrit nuk dorëzohen dhe afrojnë shifrat në 75:73, duke e bërë sfidën shumë interesante, por në çastet vendimtare, Peja ishte më e vëmendshme, duke triumfuar 91:86.
Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 34 pikë e gjashtë kërcime dhe Edgar Garibay me 20 pikë e tetë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Lejson Zeqiri dhe Kenny Brown me 20 pikë.
Peja në gjysmëfinale do të përballet me Trepçën, takim që zhvillohet të premten.
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat