KB Peja ka “goditur” natën e sotme duke prezantuar dy basketbollistët e parë të huaj brenda pak minutash.
Fillimisht pejanët zyrtarizuan basketbollistin 27-vjeçar, Tajh Green, i cili luan në pozitën e alo-qendrës, shkruan Arbresh.info.
Green ka kaluar karrierë në Britani të Madhe te skuadrat Newcastle Eagles dhe Manchester Giants, derisa vitin e fundit ai ishte pjesë e Artland Dragons në Gjermani.
Pas këtij, pejanët nuk u ndalën duke prezantuar edhe Dequan Morris.
Ai luan në pozitën 1 si organizator i lojës.
Morris ka ndërtuar karrierë impresive në Amerikë, Bullgari dhe për dy sezone radhazi në Zvicër ku luajti me mesatare 17.3 dhe 20 pikë për lojë përkatësisht në dy vitet e fundit.
Përveç këtyre dy transferimeve të huaja, më parë ish-kampionia e Kosovës, ka transferuar edhe Musab Malan dhe Malcolm Armsteadin./Arbresh.info
22 vjet nga trazirat e marsit
Ylli i Man Cityt merr vendimin për t’u larguar nga klubi pas...
Vdes babai i dëshmorit Ferit Curri, Haradinaj: La pas një je...
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...
Tragjedia që tronditi Gjakovën: Çfarë dihet për vrasjen dhe ...
Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dik...