KB Peja nuk do ta luajë ndeshjen në kuadër të Ligës ENBL, e cila ishte e paraparë të zhvillohej sot në Çeki.
Ekipi i Superligës së Kosovës, të martën ka bërë të ditur se nuk do të udhëtojë në Çeki pasi e ka të pamundur një gjë të tillë për shkak të orarit të ngjeshur në garat vendore.
Peja, sot prej orës 18:00 është dashur të përballet në udhëtim me skuadrën Olomoucko, e cila sikurse ekipi kosovar i ka vetëm katër ndeshje të luajtura deri më tani në ligën ENBL.
“Ndeshja e GO+ Peja që ishte e paraparë të luhet sot në kuadër të ENBL përballë Olomuockos në udhëtim në Çeki, nuk do të zhvillohet. Për shkak të orarit shumë të ngjeshur në garat vendore, ka qenë i pamundur udhëtimi në Çeki – pasi skuadra jonë zhvillon ndeshje të enjten dhe të shtunën”, thuhet në njoftimin e Pejës.
Pas katër ndeshjeve të luajtura në ligën ENBL, Peja renditet e parafundit me 5 pikë pasi ka regjistruar tri humbje e një fitore.
Krahas Pejës, në ligën ENBL po paraqitet edhe Sigal Prishtina që ka tubuar 11 pikë pas 7 ndeshjeve të luajtura dhe përballjen e radhës e zhvillon javën e ardhshme.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...