KB Peja e ka përfunduar rrugëtimin në FIBA Europe Cup.
Klubi pejan i basketbollit pësoi humbje nga Spojnia Stargard me rezultat 91-87.
Me dy fitore dhe katër humbje, me kaq edhe përfundon garimi i tyre në FIBA Europe Cup.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë nga KB Peja:
Mposhtemi dhe përfundojmë garat në FIBA Europe Cup!
Me rekord 2 fitore e 4 humbje e mbyllim sezonin Europian, ku arritëm të mposhtim 17 herë Kampionët e Holandës, Den Bosch dhe Spojnia Stargard në Poloni.
KB Peja nuk do ndalet asnjëherë – do rikthehemi më të fuqishëm se kurrë për të gjitha trofetë në garat vendore. /Telegrafi/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...