Mesfushori spanjoll, Pedri po kalon në një sezon fantastik me klubin e Barcelonës.
Dhe këtë sezon shpeshherë lojtari është gjendur në listë për të marrë çmimin e Topit të Artë, përcjell Arbresh.info.
Mirëpo Pedri, mendon ndryshe rreth kësaj teme.
“Zakonisht lojtarët që marrin shumë numra e fitojnë atë! Unë preferoj që Raphinha apo Lamine ta fitojnë atë. Janë ata që bëjnë diferencën. Për sa kohë që skuadra fiton tituj, unë jam i lumtur!”, tha për TV3.
Pedri, këtë sezon ka bërë 44 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola dhe 7 asistime.
Sfida e radhës e Pedrit me shokë është ndaj Atletico Madridit në Kupën e Spanjës./Arbresh.info
Ministrat e Jashtëm të NATO-s përfundojnë samitin dy ditor n...
Sot zgjedhjet për kryetar të PD-së, Sali Berisha në garë i v...
Pensionohet Podolski, kampioni i botës
Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Elezi: Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata...
Shtetasi turk nxjerr thikë brenda stacionit policor në Prish...