Kryendeshja e javës së dytë në Ligën e Kampionëve luhet nesër me përballjen e dy titanëve siç janë Barcelona dhe Paris Saint-Germain.
Një ditë para këtij takimi në konferencë për media ka dal mesfushori katalanas, Pedri, shkruan Arbesh.info.
Spanjolli ka folur rreth ndeshjes së nesërme ku e ka cilësuar Parisin si një prej klubeve më të mira.
“Edhe nëse nuk është më i miri, PSG është një nga më të mirët. Ata e treguan sezonin e kaluar se çfarë janë, edhe pse ne e konsiderojmë veten si më të mirët. Do të jetë një spektakël dhe ne do të shkojmë ta shijojmë ndeshjen në fushë”, tha fillimisht ai.
Tutje foli edhe për filozofinë e lojës së dy skuadrave, dhe veçoi një gjë tek Barca që nga ardhja e Flickut.
“Të dy ekipet duan ta mbajnë topin. Kushdo që të dominojë mesfushën, do të ketë pjesën më të madhe të lojës në kontroll. Ne kemi qenë një skuadër e guximshme që nga ardhja e Flick”, shtoi Pedri.
Pedri thotë se ndeshja e nesërme do të jetë më e zjarrta, dhe pati disa fjali për rolin e liderit në klub.
“Të dy ekipet janë favorite nesër. Do të jetë një nga ndeshjet më të mira, në mos më e mira”.
“Për ne është shumë më mirë të përballemi me një ekip që luan si PSG, sesa me një skuadër që mbyllet prapa”.
“Trajneri do që unë të bëj një hap përpara në dhomat e zhveshjes. Nuk e kam bërë kurrë më parë, por po mësohem, po ndihem më i rëndësishëm dhe po e marr përsipër këtë rol”, u shpreh ai.
Ndeshja mes Barcelonës dhe PSG luhet me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...