Paulo Dybala festoi titullin e gjashtë radhazi të Juventusit dhe shikon përpara për finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën thotë se e duan atë me gjithë zemër.
Sulmuesi argjentinasi gjeti golin nga goditja e lirë në fitoren e sotme 3-0 ndaj Crotone, e cila vulosi titullin për këtë sezon në Serie A.
Megjithatë, Dybala nuk ngopet me Scudetton dhe Kupën e Italisë, pasi dëshiron ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve dhe ta kompletojnë kurorën e trefishtë për këtë sezon.
“Është e mrekullueshme të shënosh dhe më pas të kesh këtë festë. Isha me fat që ta bëja edhe vitin e kaluar”, ka thënë fillimisht Dybala për Mediaset Premium.
“Ajo që po përjetojmë është unike”.
“Fituam Scudetton, Kupën e Italisë dhe pas disa ditëve luajmë në Ligën e Kampionëve – ne jemi të vetëdijshëm për momentin ku po kalojmë dhe ne duam atë me të gjithë zemrat tona”, përfundoi sulmuesi argjentinas.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...