West Ham United ka konfirmuar nënshkrimin me Patrice Evra.
Ish anëtari i Manchester United dhe Juventusit është rikthyer në Premierligë, duke nënshkruar një kontratë me klubin londinez deri në fund të këtij sezoni.
Pesë herë fituesi i Premierligës ishte lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Marseille ishte prishur, pasi kishte goditur një tifoz të klubit para fillimit të një ndeshje të Ligë 1.
Ky transferim i tij në West Ham, do thotë një ribashkim i David Moyes dhe tij, pasi më herët kishin bashkëpunuar në Manchester United.
https://twitter.com/WestHamUtd/status/961253247200714752?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2018%2F02%2F07%2Fmanchester-united-legend-patrice-evra-explains-decision-join-west-ham-7294619%2F
“Ndodhi gjithçka shpejtë”, shpjegoi Evra.
“Agjenti im më thirri dhe më tregoi se duhesha që të fluturoja nga Dubai në Londër, sa më shpejtë që ishte e mundur dhe unë kisha një takim të mirë me trajnerin, të cilin e njohja nga Manchester United, dhe sigurisht u takova me drejtorin, pra ishte shumë lehtë”, shtoi ai.
“Kur ju duhet të bëni një marrëveshje dhe paratë nuk janë një problem, marrëveshja mund të bëhet për pesë minuta. Qëllimi kryesor ishte t’i bashkohesha West Hamit dhe të ndihmoja bashkëlojtarët e mi që të fitojmë sa më shumë ndeshje, që mundemi. Ishte gjëja më e shpejtë që kam bërë në jetën time, për shkak se të dy palët dëshironim të punonim bashkë, pra ishte shumë lehtë të arrinim një marrëveshje”, përfundoi Evra.

Evra është fituesi i pestëfishtë i Premierligës me Manchester United dhe do të bartë fanellën me numrin 27. /arbresh.info/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...