Patrice Evra ka zbuluar se ka refuzuar kalimin në Real Madrid për të qëndruar në Manchester United gjatë karrierës së tij.
Evra thotë se refuzuar transferimin te Real Madridi në vitin 2018 duke favorizuar nënshkrimin e një kontrate të re në United, transmeton portali arbresh.info.
“Kur ne fituam Ligën e Kampionëve në vitin 2018, unë isha në fund të kontratës time dhe Real Madridi edhe me një ofertë të madhe dhe shumë të holla – isha duke menduar për largim”, ka zbuluar Evra për Sky Sports.
“Kam folur me menaxherin dhe ai ka thënë se ne do të rinovojmë kontratën tuaj. Ai më tha atë kohë se ‘ne do të japim juve të njëjtën shumë të hollash si Gary Neville’. Unë i thash ‘trajner, unë duhet të respektoj Gazin, ai është kapiteni jonë, por unë jam Patrice Evra’. Ju duhet të përpiqeni. Në fund, unë kam nënshkruar një marrëveshje të re”
“Agjenti im ishte shumë i sinqertë me mua. Më tregoi rreth sfidës por e dija se ADN-ja ime ishte Manchester United”, përfundoi Evra./arbresh.info/
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme