Ousmane Dembele fitoi mbrëmë ‘Topin e Artë’ për herë të parë, duke u shpallur lojtari më i mirë në planet.
Ai fitoi garën me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, shkruan Arbresh.info.
Pasi fitoi çmimin e më të mirit në fjalimin e tij të parë francezi nuk harroi ta përmend edhe tetë herë fituesin e Topit të Artë, si dhe ish-bashkëlojtarin e tij, Lionel Messin.
Ky i fundit reagoi menjëherë duke e uruar Dembelen.
“Urime Ous!!! Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”, ishte mesazhi i Messit, i cili ishte ndër të parët që komentoi postimin e Dembele-s për fitimin e Topit të Artë.
Kujtojmë që Messi dhe Dembele luajtën së bashku për katër vjet në Barcelonë. Dembele iu bashkua klubit katalanas dhe Messit në vitin 2017 nga Borussia dhe ata luajtën së bashku deri në vitin 2021, kur argjentinasi u transferua në Paris Saint-Germain.
Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden drogë, armë dh...
Kaos në aeroportet amerikane, më shumë se 800 fluturime të a...
Moti në Shqipëri, reshje të shiut dhe dëborë në zonat malore
Trump dhe Orban diskutojnë për sanksionet ndaj Rusisë
Sot bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor nga QNR-ja për r...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu