Fluminenese mbrëmë shkaktoi një befasi të madhe duke e eliminuar Interin nga faza e 1/8 së finales në Kupën e Botës për Klube.
Pas ndeshjes kapiteni i skuadrës braziliane, Thiago Silva u ndal të jap një intervistë të shkurtër për mikrofonin e DAZN, shkruan Arbresh.info.
Ai këtë fitore tha se ua dedikon tifozëve të Milanit, ku ka qëndruar për shumë vite atje.
“Jam i sigurt që tifozët e Milanit e kanë vlerësuar këtë fitore. Ia dedikoj këtë fitore edhe atyre, i kam pasur në mendje gjatë gjithë ndeshjes”, tha fillimisht ai.
Tutje theksoi se ka biseduar edhe me trajnerin Allegri lidhur me këtë ndeshje.
“Fola me Allegrin këtë javë. Është një mik i mirë i imi. E pyeta për informacione rreth Interit dhe ai foli shumë mirë për ta si skuadër, sepse i respekton shumë. Më dha informacione të vlefshme”, u shpreh Silva.
Fluminense në çerekfinale do të përballet me Al-Hilalin, të cilët gjithashtu shkaktuan një befasi të madhe në këtë event duke eliminuar Manchester Cityn./Arbresh.info
Thiago Silva ❤️🖤 Milan
Il brasiliano batte l’Inter: “Nella mia testa era un derby” 🔥
Poi svela: “Ho sentito Allegri” 📞🎤 @alessiodegiu #ThiagoSilva #FIFACWC #DAZN pic.twitter.com/GrgbcM6vV8
— DAZN Italia (@DAZN_IT) June 30, 2025
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga
Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njoft...
Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike