Barcelona dhe Frenkie de Jong do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku. Klubi katalanas pritet të njoftojë nesër zyrtarisht rinovimin e kontratës me mesfushorin 28-vjeçar holandez, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2026.
Sipas raportimeve nga Spanja, marrëveshja e re do të zgjasë edhe tri vite të tjera, duke e mbajtur De Jong-un në “Camp Nou” deri në vitin 2029.
Trajneri Hansi Flick e konsideron De Jong një element kyç në projektin e tij sportiv dhe e ka pasur si prioritet ruajtjen e grupit aktual të skuadrës.
Pas muajsh të gjatë negociatash dhe jo me pak mospajtime mes palëve, marrëveshja është arritur më në fund.
Barcelona ka ftuar median për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që do të zhvillohet nesër, duke i dhënë fund çdo spekulimi mbi të ardhmen e holandezit.
Në të kaluarën, De Jong ishte përmendur si objektiv i mundshëm për Interin dhe Napolin, por tashmë e ardhmja e tij është e sigurt: do të mbetet në Barcelonë.
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor