Pas dorëheqjes së presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, të enjten, edhe Gianluigi Buffon ka bërë të njëjtën gjë.
Ish-fituesi i Kupës së Botës ka punuar në kryet të delegacionit që nga viti 2023.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai njoftoi se nuk do të ketë më asnjë post në kombëtaren e Italisë.
Kjo vjen pas eliminimit nga Bosnja në finale të play-offit të Kupës së Botës. Kjo është hera e tretë me radhë që Italia nuk arrin të sigurojë një vend për në Kampionat Botëror.
“Dorëheqja një minutë pas përfundimit të ndeshjes me Bosnjën ishte reagimi im instiktiv. Ndjeva thellë brenda meje se duhej ta bëja. Spontane si lotët dhe dhembja e zemrës. Më thanë të mendoja dhe të prisja pak para se të bëja njoftimin. Tani që Presidenti Gravina ka dhënë dorëheqjen, ndiej se duhet të veproj edhe unë me përgjegjësi, edhe pse mendoj se kam ndërtuar shumë në një kohë të shkurtër.”
“Na duhet një vizion afatmesëm dhe afatgjatë dhe besoj se Federata do të ndryshojë në këtë kuptim. Jam mirënjohës dhe i privilegjuar që kam këtë rol, edhe në një fund kaq të dhimbshëm”, shkroi Buffon./Arbresh.info
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...
Shaqiri i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Turqi
Vazhdon aksioni për largimin e reklamave të kundërligjshme n...
Vetëvendosje kërkon nga Osmani t’ia emërojë anëtarin e tretë...
Talenti shqiptar, Brajan Gruda: Gjithmonë krenar që luaj për...