Edon Zhegrova po vazhdon një tjetër sezon fantastik me skuadrën e Lillet.
Ylli dardan po del të jetë vendimtar për skuadrën e tij në në kualifikimet për Champions League, shkruan Arbresh.info.
Natën e mbrëmshme, Zhegrova ka realizuar golin e dytë në fitoren 2-0 të Lille ndaj skuadrës së Slavia Prague, në ndeshjen e parë të Play-offit për inkuadrim në Champions League.
Pas performancës fantastike, për anësorin dardan faqja zyrtare e Ligue 1 përmes një postimi në platformën x-(ish Twitter), vlerësoi futbollistin e Lille.
Në postimin për Zhegrovën shkruhet se ai po vazhdon të jetë i mrekullueshëm.
“Sezoni i ri dhe Edon Zhegrova vazhdon të jetë i mrekullueshëm”, shkruhet në faqen zyrtare të Ligue 1.
New season and Edon Zhegrova is still amazing ??⭐️
? @LOSC_EN pic.twitter.com/BGH9zoOF2F
— Ligue 1 English (@Ligue1_ENG) August 20, 2024
Zhegrova në tri ndeshjet e para të kualifikimeve për Champions League ka realizuar dy gola, teksa në Ligue 1 nuk ka luajtur ende pasi ka qenë i suspenduar për ndeshjen hapëse të sezonit./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit