Pas përfundimit të ndeshjes Real Madrid – Villareal, Frederico Valverde e ka goditur me grusht Baenan.
Sipas mediave spanjolle ngjarja ka ndodhur në parkingun e veturave, ku Valverde e priste Baenan dhe e goditi me grusht në fytyrë, transmeton IndeksOnline.
Marca raporton futbollisti i Realit e sulmoi Baenan pasi ai gjatë ndeshjes e preku në familje.
Valverde dhe bashkëshortja e tij, Mina Bonino, ishin pranë humbjes së fëmijës me të cilin është shtatzënë, ndërsa raportohet se futbollisti i Villarealit në ndeshjen e kaluar i kishte thënë: “Qaj tani, se djali yt nuk do të lindë”.
Sipas mediave Baena këto fjalë i kishte perseritur edhe në ndeshjen e mbremshme, ndersa pasi e goditi me grusht, raportohet se këto ishin fjalët e Valverdes drejtuar futbollistit të Villarealit, “familja vjen e para dhe është e paprekshme”.
Për këtë rast është njoftuar edhe policia dhe se po trajtohet si sulm fizik.
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri