Napoli ka marrë një lajm të hidhur në fillim të sezonit, pasi klubi ka konfirmuar se Romelu Lukaku do të mungojë për një kohë të gjatë për shkak të një dëmtimi serioz.
Sulmuesi belg u detyrua të linte fushën duke mbajtur kofshën gjatë miqësores së fundit ndaj Olympiacosit, dhe pas testeve mjekësore në spitalin Pineta Grande u konstatua një dëmtim i rëndë në muskulin rectus femoris të këmbës së majtë, shkruan Arbresh.info.
Lukaku tashmë ka filluar rehabilitimin, ndërsa pritet t’i nënshtrohet edhe një konsultimi kirurgjikal. Sipas Fabrizio Romano, ai do të mungojë të paktën tre muaj, ndërsa Napoli është rikthyer në merkato për të gjetur një sulmues të ri para mbylljes së afatit kalimtar.
Sezonin e kaluar, Lukaku ishte lojtari kryesor i Napolit, duke realizuar 14 gola dhe 11 asistime në 38 ndeshje, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe duke ndihmuar klubin të fitonte titullin në Serie A.
Sipas Corriere dello Sport, objektivi kryesor i Napolit tani është Joshua Zirkzee i Manchester United, ndërsa në listë janë edhe Jean-Philippe Mateta (Crystal Palace), Artem Dovbyk (Roma) dhe Nikola Krstovic (Lecce)./Arbresh.info
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...