Oliver Kahn do të jetë drejtori i ri ekzekutiv dhe kryetari i bordit drejtues të Bayern Munuchit, pasi Karl-Heinz Rummenigge bëri të ditur se do të largohet nga pozita e trajnerit. Kahn u vendos si pasardhës i Rummenigges, pasi arriti marrëveshje me ish-klubin e tij.
Legjenda e futbollit gjerman, Oliver Kahn, ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me kampionin e Bundesligës për t’u bërë drejtor ekzekutiv i klubit qysh nga 1 janari i vitit 2020, transmeton Gazeta Express.
50-vjeçari do ta zëvendësojë Rummeniggen, pasi lideri i Bayernit, që e ka mbajtur këtë pozitë që një kohë të gjatë, ka vendosur të largohet nga kjo pozitë në fund të këtij viti.
Kahn, i cili luajti për Bayernin për 14 vjet, e ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në media dhe biznes pasi u pensionua nga futbolli në vitin 2008. Ai e përshkroi emërimin në bord të klubit si “nder të madh”.
“Jam thellësisht i lidhur me klubin, i cili ma ka formësuar në mënyrë vendimtare jetën time”, u shpreh Kahn.
“Suksesi financiar dhe sportiv, solidariteti me tifozët, qasja e përgjegjshme ndaj historisë dhe vlerave të klubit – këto janë gjërat për të cilat njihet Bayerni”.
“Do të më pëlqente t’i zhvillojë edhe më tej këto vlera në të ardhmen tonë të përbashkët, me stafin e klubit dhe kolegët në bordin ekzekutiv dhe bordin mbikëqyrës”.
Ky tranzicion është pjesë e një fazë më të madhe ndryshimesh në “Allianz Arena”, pasi që edhe Uli Hoeness ka bërë të ditur se do ta tërheqë mandatin e tij si president të klubit në takimin e përgjithshëm të radhës të klubit, më 15 nëntor.
Hoeness do të vazhdojë si anëtar i bordit mbikëqyrës dhe ai e vlerësoi kthimin e Kahnit si zgjidhjen e përsosur pas vendimit të Rummenigges për të dhënë dorëheqje pas 30 vjetëve në bordin e klubit.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...