Javier Pastore duket se do të jetë cak i shumë ekipeve të mëdha evropiane.
Mesfushori argjentinas nuk po ka shumë hapësira te skuadra franceze e Paris Saint-Germain pas ardhjes së Neymarit dhe Kylian Mbappes.
Kjo ka bërë që lojtari të kërkojë alternativa të reja, e dje u raportua se për shërbimet e lojtarit është i interesuar Interi.
Por, sot mediat angleze raportojnë se për mesfushorin 28-vjeçar do të dërgojnë oferta edhe Chelsea dhe Liverpooli.
Gjithashtu, ish-kampioni francez duhet të shesë lojtarë që të arrijë të përmbushë rregullat për “Fair Play Financiar” dhe sipas “El Gol Digital”, kjo ka shtyrë që argjentinasi të jetë në treg për transfere që nga fillimi i vitit të ardhshëm.
PSG thuhet se po kërkon 30 milionë euro për tu liruar prej lojtarit, i cili në sezonin e ri deri më tani është paraqitur vetëm në katër raste në Ligue 1.
Ndryshe, Pastore në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadrën e Palermos, Huracan dhe Talleres.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit