Ende pa u zgjidhur rasti i Indisë me boksieren Donjeta Sadiku, është Spanja, një tjetër vend që nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë që diskriminon sportistët tanë.
Federata për Kajakim e Kosovës bënë me dije se Federata për Kajakim e Spanjës nuk do ta lejojë kajakuesen tonë, Blandine Xhemajli, të përfaqësohet me simbolet shtetërore të Kosovës, në garën ndërkombëtare të kajakimit, që do të mbahet në fund të këtij muaji në Spanjë.
Një gjest i tillë, kryekëput politik, është diskriminues dhe asesi i pranueshëm për ne, për çka do të marrim masat e nevojshme në institucionet përkatëse ndërkombëtare.
Edhe sot po vazhdojnë protestat në veri, situata e qetë
ASK: Çmimet e importit në Kosovë u ngritën për 1.1%
Getinjo e konfirmon ribashkimin me Vivin me anë të një fotog...
Vuçiq thotë se nga e marta nisin negociatat për zgjedhjet e ...
Horoskopi për ditën e sotme
Shkon afër 290 numri i të vdekurve në Indi pas përplasjes së...